Mbahet moduli i tretë i ShA-së “Sistemet dhe proceset për vlerësimin e ndikimit dhe ngritjen e fondeve”
07-12-2022
“Sistemet dhe proceset për vlerësimin e ndikimit dhe ngritjen e fondeve”, është tema e modulit të tretë të Shkollës për Aktivizëm (ShA) që është ndjekur nga mbi 20 përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.
Pjesëmarrësit e Shkollës përgjatë tri ditëve janë informuar rreth arsyeshmërisë, potencialit dhe sfidave të Monitorimit dhe Vlerësimit (M&V), identifikimin e konteksteve dhe qëllimeve të ndryshme të M&V, të mësuarit e procesit sistematik për zhvillimin e sistemeve të M&V në nivel projekti dhe programi si dhe identifikimin e opsioneve dhe strategjive për ngritje të fondeve.
Shkolla për Aktivizëm organizohet në kuadër të Qendrës së Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë, projekt që financohet nga Bashkimi Europian, bashkë-financohet nga Suedia dhe zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Community Building Mitrovica (CBM).