
Program i specializuar i trajnimit që synon rritjen e aftësive digjitale dhe efikasitetit operativ të OShC-ve. Përmes moduleve të fokusuara, pjesëmarrësit zhvillojnë aftësi për menaxhimin e komunikimit me email, administrimin e faqeve të internetit, strategjitë e mediave sociale, SEO dhe përdorimin e mjeteve digjitale me burim të hapur për përmirësimin e punës dhe uljen e kostove.
Poashtu, Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile ka mbajtur trajnimin me organizatat e shoqërisë civile për Transformimin Digjital të OShC-ve. Gjatë trajnimit, organizatat janë informuar rreth mjeteve të teknologjisë digjitale për ngjarje sinkrone.