Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë
Kosovski Resursni Centar za Civilno Društvo
Kosovo Resource Centre for Civil Society

logo logo

Mbahet moduli i pestë i Shkollës për Aktivizëm

 22-06-2023

 
Pjesëmarrësit/et e gjeneratës së tretë të Shkollës për Aktivizëm përmbyllën sot mësimet e modulit të pestë ”Teknikat e mobilizimit të komunitetit”, i cili është edhe moduli i fundit në kuadër të programit të Shkollës. Përgjatë tri ditëve, pjesëmarrësit morën informata dhe diskutuan mbi teknikat e mobilizimit të komunitetit.
Qëllimi i këtij moduli ishte shtjellimi i metodave se si të fuqizohen qytetarët për t’i trajtuar nevojat e tyre dhe të komunitetit ku jetojnë dhe veprojnë duke u ndalur në shpjegime konkrete lidhur me mobilizimin e komunitetit, rrjetëzimin dhe krijimin e koalicionit, teknikat e zhvillimit të dialogut si dhe rëndësinë e planeve të komunikimit dhe marrëdhëniet me publikun.
Pjesë e gjeneratës së tretë të Shkollës për Aktivizëm ishin përfaqësues/e nga mbi 20 organizata të shoqërisë civile të cilët/at përmes një programi dinamik të shtrirë në pesë module, përfituan njohuri dhe shkathtësi shtesë që do t’ju ndihmojnë në angazhimet e tyre të përditshme për të rritur prezencën e tyre në komunitetin në të cilin operojnë dhe në proceset e politikëbërjes, duke ndjekur parimet e avokimit pjesëmarrës dhe transparencës.
Organizatat pjesëmarrëse në këtë trajnim, do të përfitojnë edhe mentorim falas bazuar në nevojat dhe specifikat e tyre.
Shkolla për Aktivizëm organizohet në kuadër të Qendrës së Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë, projekt që bashkë-financohet nga Bashkimi Europian dhe Suedia dhe zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Community Building Mitrovica (CBM).