
Pjesëmarrësit e Shkollës për aktivizëm do të përfitojnë ekspertizë përmes procesit të mentorimit
29/09/2022
Sesion informues në Mitrovicë me temën “Ngritja efektive e fondeve përmes edukimit financiar”
09/05/2023Organizata me fushëveprimtari të ndryshme në Kosovë, përfituese të granteve nga projektet e Bashkimit Europian, përfunduan sot trajnimin dyditor ‘’Zhvillimi i kornizave logjike, treguesve dhe teorisë së ndryshimit”, të organizuar nga Qendra e Burimeve për Shoqërinë Civile në Kosovë, në konsultim me Zyrën e Bashkimit Europian në Kosovë.
Objektivi kryesor i këtij trajnimi ishte të pajisë pjesëmarrësit, me aftësitë kyçe të planifikimit dhe vlerësimit të projekteve, duke u përqendruar në mjetet strategjike themelore si korniza logjike, indikatorët vjetorë dhe përfundimtarë, analiza e problemeve si dhe teorinë e ndryshimit.
Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë është projekti i cili bashkë-financohet nga Bashkimi Europian dhe Suedia dhe zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Community Building Mitrovica (CBM).