Ne kemi krijuar grupet sektoriale të OShC-ve në Kosovë, të cilave do t’ua fasilitojmë pjesëmarrjen në konsultimet publike të nivelit qendor dhe lokal, bashkëpunimin për projektet dhe aktivitetet e përbashkëta dhe të bëhen kontribues për Nën-komitetet e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit të Kosovës me BE-në
Të gjithë pjesëmarrësit e Shkollës së Aktivizmit do të shpërndahen nëpër këto grupe sektoriale pas aprovimit të tyre!
Nëse organizata juaj dëshiron të bëhet pjesë e grupeve tona të rrjetëzimit sektorial, dërgoni e-mail në rc-kosovo@kscfoundation.org duke shënuar një ose më shumë nga fushat në vijim:
- Bazat
- Tregu i brendshëm
- Konkurrueshmëria dhe zhvillimi gjithëpërfshirës
- Agjenda e gjelbër dhe lidhshmëria e qëndrueshme
- Resurset, bujqësia dhe kohezioni
- Marrëdhëniet e jashtme
Nëse organizata juaj dëshiron gjithashtu të pranojnë informata rreth Nën-komiteteve të MSA-së dhe të bëhet pjesë e takimeve konsultative që organizohen nga Zyra e BE-së në Kosovë, Komisioni Evropian dhe OShC-të në Kosovë, dërgoni e-mail në rc-kosovo@kscfoundation.org duke shënuar një ose më shumë nga fushat në vijim:
- Nën-komiteti i MSA-së për tregun e brendshëm dhe konkurrueshmërinë
- Nën-komiteti i MSA-së për transport, mjedis, energji dhe zhvillim rajonal
- Nën-komiteti i MSA-së për inovacion, shoqëri informative dhe politika sociale
- Nën-komiteti i MSA-së për tregti, industri, dogana dhe tatime
- Nën-komiteti i MSA-së për bujqësi, peshkatari, pylltari dhe siguria e ushqimit
- Nën-komiteti i MSA-së për Drejtësi, Liri dhe Siguri
- Nën-komiteti i MSA-së për çështje ekonomike, financiare dhe statistikore