Për të fuqizuar rolin e shoqërisë civile në Kosovë, Qendra e Burimeve ofron programe të strukturuara për ngritjen e kapaciteteve që adresojnë nevojat reale të OShC-ve dhe grupeve joformale. Këto programe synojnë të zhvillojnë aftësi praktike dhe njohuri të thelluara në fusha kyçe për funksionim efektiv, transparencë dhe pjesëmarrje aktive në jetën publike.