Pyetje të shpeshta

1Si mundemi me apliku për Grantet për Vullnetarizëm
Për informata lidhur me aplikim për këto grante vizitoni këtë link ku mund të gjeni udhëzimet e qarta për mënyrën e përgatitjes dhe dorëzimit të aplikimeve online, përfshirë hapat që duhet ndjekur në platformën elektronike të aplikimit. Ju inkurajojmë që përpara se të dorëzoni aplikimin, të lexoni me kujdes Udhëzuesin për aplikim për Grantet për Vullnetarizëm, ku janë të detajuara të gjitha informacionet e nevojshme lidhur me kriteret e pranueshmërisë dhe përzgjedhjes, fushat tematike të ndërhyrjes, kostot e pranueshme dhe të papranueshme si dhe detaje tjera. Për të gjitha informatat lidhur me thirrjen vizitoni këtë faqe.
2Cilat janë aktivitet e pranueshme dhe kostot e pranueshme
Ndërhyrjet dhe aktivitetet e kualifikueshme dhe jo të kualifikueshme, si edhe kostot e kualifikueshme dhe jo të kualifikueshme, janë të përshkruara në mënyrë të detajuar në Udhëzuesin për aplikim për Grantet për Vullnetarizëm. Ju rekomandojmë që ta lexoni me kujdes këtë dokument si dhe dokumentet tjera në këtë link, ku mund ta shkarkoni shabllonin e buxhetit i cili duhet të plotësohet dhe bashkngjitet, për t’u siguruar që propozimi dhe buxheti juaj përputhen me kriteret dhe kërkesat e kësaj thirrjeje.
3Ku mundemi me e gjet formën për aplikim për grante për vullnetarizëm?
Aplikantët duhet të japin infomatat e tyre, të elaborojnë idenë dhe të dorëzojnë dokumentet e nevojshme përmes sistemit të aplikimit online. Për udhëzime mbi regjistrimin dhe përdorimin e sistemit online të aplikimit, ju lutemi referojuni informacionit në dispozicion në faqen e internetit të sistemit online të aplikimit.
4A munden të aplikojnë OJQ-të nga diaspora?
Për të aplikuar për Grantet për Vullnetarizëm, organizata duhet të jetë vendore e regjistruar në Kosovë, në departmentin e OJQ-ve, sipas ligjeve në fuqi të Kosovës.
5A munden të aplikojnë OJQ-të e regjistruara si klube sportive apo federata?
Thirrja nuk vlenë për: OJQ që përfaqësojnë biznese, organizata fetare, federata dhe klube sportive, shoqatat kulturore amatore.
6Sa është numri i projekteve që munden me u financu nga kjo thirrje?
Për thirrjen për Grantet për Vullnetarizëm 2025, numri i granteve që mund të ndahen në varësi të vlerësimit dhe kualifikueshmërisë është deri në 11 grante.
7Kur planifikohet fillimi i zbatimit të granteve
Datat tentative për fillim të zbatimit të grantit është nga muaji shkurt, 2026. Planifikimi dhe propozimi i afateve për aktivitete duhet të jetë nga 1 shkurt, 2026.
8Në formën e aplikimit është e cekur "Buxheti për 3 vitet e fundit, 2022, 2023, 2024", a paraqet problem nëse jemi organizatë e themeluar në vitin 2024?
Nëse organizata nuk ka qarkullim vjetor më shumë se 25,000 EUR në njërin nga tri vitet e fundit ju mundeni me apliku. Nëse oraganizata juaj është themeluar në vitet 2022, 2023 apo 2024, te pjesa e formularit "Buxheti për 3 vitet e fundit”, për ato vite që nuk është e aplikueshme kërkesa për ju, vetëm e shkruani 00.00 (P.sh. 2022 = 00.00) dhe ngarkoni një dokument bosh për secilin vit. Nëse organizata juaj është themeluar para vitit 2022 dhe ka qarkullim zero në ndonjërin nga 3 vitet e fundit, atëhere duhet të ngarkohen pasqyrat e dorëzuara në ATK.
9Kur është data e fundit mbi të cilën mund të aplikojmë si OJQ ?
Data e fundit për aplikim për Grante për Vullnetarizëm është 20 nëntor 2025, ora 23:59.
10A përkrahni projekte për blerjen e pajisjeve?
Garantet për vullnetarizëm synojnë të mbështesin veprime specifike të nismave të shoqërisë civile dhe individëve për iniciativa jofitimprurëse për çështje të rëndësisë publike që adresojnë çështje konkrete, ofrojnë rezultate konkrete brenda një afati kohor të caktuar. Të gjitha kostot e papranueshme janë të listuar në udhëzuesin për aplikim për grante për vullnetarizëm. Pajisjet në parim nuk ndalohen por domosdoshmëria e blerjes së tyre për arritjen e rezultateve të projektit dhe aktiviteteve specifike duhet të arsyetohet.
11Udhëzuesi për Integrimin gjinor, a vlejnë për këtë thirrje në fjalë dhe a duhet të përcaktohemi vetëm në njërin segment e më pas të qëndrojmë brenda kornizës së udhëzimeve të segmentit të zgjedhur?
Udhëzuesit për integrimin gjinor paraqet shpjegimin se si KCSF i përkufizon këtë temë. Ky dokument është orientuese dhe të aplikueshme për të gjitha grantet, pra përfshirë edhe grante për vullnetarizëm , ndërsa aplikantit i mbetet që këtë aspekt të reflektoj në intervenimin e propozuar.
12A është e definuar mosha me të cilën do të duhet të punojmë me grupet e targetuara?
Jo, mosha nuk është e definuar për grupet e targetuara. Në Udhëzimin për aplikim janë të listuara grupet e margjinalizuara të cilat duhet të jenë në fokus të intervenimit.
13A është e domosdoshme që të përfshihen të gjitha grupet e margjinalizuara që janë të cekura në Udhëzim për aplikim ?
Jo nuk është e nevojshme që të përfshihen të gjitha grupet e margjinalizuara të listuara në thirrje.
14A përkrahen fushatat e vetëdijesimit, nëse është e domosdoshme për realizimin e projektit dhe është vetëm një pjesë e aktiviteteve të projektit?
Fushatat e ngritjes së vetëdijesimit pa aktivitete të duhura pasuese nuk përkrahen. Nëse njëra nga aktivitetetet e projektit është fushatë vetëdijesuese dhe është e domosdoshme për realizimin e projektit atëherë ky aktivitet mund të përkrahet si pjesë e intervenimit më të madh.
15A mund të aplikojmë me partneritet?
Partneritetet me OJQ të tjera/iniciativa të paregjistruara lejohen. Në këtë rast aplikanti kryesor merr përgjegjësinë e plotë për zbatimin dhe menaxhimin e projektit.
16A përkrahen hulumtimet, nëse është e domosdoshme për realizimin e projektit dhe është vetëm një pjesë e aktiviteteve të projektit?
Hulumtimet dhe studimet e fizibilitetit, posaçërisht si mjet për të hartuar pjesën tjetër të ndërhyrjes në parim nuk do të mbështeten. Ato në raste të veçanta mund të mbulohen dhe vetëm nëse janë të domosdoshme për arritjen e objektivave të synuara të intervenimit. Në rastet kur një ekspert është pjesë e hulumtimit, arsyetimi për këtë duhet të shpjegohet qartë në formularin e aplikimit.
17A mund të aplikojnë individët?
Po. Individët (qytetarët e Republikës së Kosovës) gjithashtu kanë të drejtë të aplikojnë për këtë thirrje njësoj si iniciativat e paregjistruara dhe OJQ -të vendore të regjistruara në Kosovë.
18Cila është kohëzgjatja minimale për zbatimin e projektit që ne mund të propozojmë?
Nuk ka një kohëzgjatje minimale për projektin. Megjithatë, objektivat e projektit, kohëzgjatja dhe sasia e mbështetjes duhet të jenë të dizajnuara në mënyrë proporcionale. Kjo vlen edhe për shumën minimale të mbështetjes. Kohëzgjatja maksimale për këtë grant është 12 muaj dhe shuma maksimale është 5.000 EUR.
19A mundet projekti i propozuar të ketë bashkëfinancim me donatorë të tjerë?
Po. Bashkëfinancimi duhet të specifikohet në tabelën e buxhetit, poashtu vendimi, memorandumi ose ndonjë dokument që deklaron bashkëfinancimin duhet të dorëzohet së bashku me dokumentet e tjera të aplikimit.
20A mund të dorëzojmë aplikim në gjuhën serbe?
Po. Aplikimi mund të dorëzohet në gjuhën shqipe, serbe ose angleze
21A duhet t'u japim përgjigje të gjitha pyetjeve në formën e aplikimit?
Po. Të gjitha pyetjet duhet të përgjigjen. Aplikacionet me përgjigje të paplotësuara nuk do të merren parasysh.
22A duhet ta paraqes propozimin në mënyrë elektronike apo në kopje fizike?
Propozimi juaj duhet të dorëzohet vetëm në mënyrë elektronike.
23A ka një numër minimal ose maksimal të aktiviteteve të projektit që mund të propozojmë?
Jo. Numri i aktiviteteve të projektit tuaj duhet të demonstrojë qartë lidhjen midis zbatimit të tyre dhe arritjes së objektivit të projektit në fund.
24Çfarë përfshihet në kostot administrative?
Shpenzime të tjera si qiraja, shpenzimet bankare, materialet e zyrës, komunikimi mund të jenë pjesë e këtij shpenzimi. Pagat nuk janë të përfshira.
25A lejohen pagat të përfshihen në buxhet?
Shpenzime të alokuara për burimet njerëzore (paga dhe tarifa) lejohen, mirëpo nuk duhet që të tejkalojnë 10% të kërkesës totale buxhetore;
26A mund të aplikojnë individë të huaj ose iniciativa të paregjistruara për Grantet për Vullnetarizëm?
Jo. Të gjithë individët dhe iniciativat e paregjistruara duhet të kenë ID të vlefshme nga Republika e Kosovës.
27A mund të kontaktojmë Qendrën e Burimeve përmes postës elektronike për pyetje të mëtejshme mbi aplikimin tonë?
Po. Mund të kontaktoni Qendrën e Burimeve me email në rc-kosovo@kcsfoundation.org deri më 11 nëntor 2025, ora 16:00. Sidoqoftë, para se të dërgoni email -in, sigurohuni që të keni lexuar të gjithë pjesën e Pyetjeve të Shpeshta sepse përgjigja juaj mund të jetë tashmë atje dhe udhëzuesin për aplikim.
28Çfarë lloj aktivitetesh konsiderohen nën "Aktivitetet e tipit të shërbimit, siç është Asistenca Teknike"?
I referohet shërbimeve dhe asistencës teknike për institucionet publike.
29A mund të përfitojë një organizatë nga më shumë se një grant?
Organizatat mund të aplikojnë me vetëm një aplikim si aplikant kryesor. Një aplikim mund të ketë vetëm një aplikant kryesor dhe një organizatë partnere. Ju nuk mund të aplikoni për më shumë se një grant nga kjo thirrje..
30A ka të drejtë të aplikoj një propozim projekti i ngjashëm me një tjetër të mbështetur nga KCSF?
Ndërhyrjet e njëjta ose shumë të ngjashme me ato të mbështetura nga KCSF përmes skemave të tjera të zbatuara të granteve nuk do të mbështeten.
31A mund të aplikoj në më shumë se një thirrje të hapur nga KCSF?
Po, ju mund të aplikoni në më shumë se një thirrje të hapur nga KCSF. Kjo vlenë për thirrjet të ndryshme të programeve të ndryshme dhe ju duhet të aplikoni me projekt-propozime të ndryshme në secilin program.