Kjo shkollë paraqet programin tonë vjetor për ngritjen e kapaciteteve, që do t’u ofrojë trajnim profesional OShC-ve të vogla dhe të mesme/grassroots në Kosovë, në lidhje me:
- Administrimin e brendshëm dhe menaxhimin financiar;
- Teknikat e mobilizimit të komunitetit;
- Sistemet dhe proceset për vlerësimin e ndikimit dhe ngritjen e fondeve;
- Avokimin pjesëmarrës;
- Integrimin gjinor.
20 OJQ nga Kosova do të përfitojnë çdo vit nga kjo shkollë!
SHKOLLA PËR AKTIVIZËM 2022
Moduli 1:
Fillon punimet Shkolla për Aktivizëm, shtjellohet “Qeverisja e brendshme e OShC-ve”
Përfaqësues nga 22 organizata jo-qeveritare nga e tërë Kosova më 20 dhjetor 2021 kanë filluar ndjekjen e programit në kuadër të Shkollës për Aktivizëm. Organizatat përgjatë muajve në vazhdim do të trajnohen në pesë module si dhe do të përfitojnë nga shërbimet e mentorimit dhe këshillimit falas.
Temë e modulit të parë është “Qeverisja e brendshme e OShC-ve”.
Ky aktivitet është pjesë e rëndësishmë e shërbimeve që ofron Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë, projekt që financohet nga Bashkimi Europian (BE) (European Union Kosovo), bashkë-financohet nga Suedia (Embassy of Sweden in Pristina) dhe zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Community Building Mitrovica (CBM).
Moduli 2:
Në modulin e dytë të Shkollës për Aktivizëm trajtohet “Integrimi gjinor”
Në dhjetor 2021 Shkolla për Aktivizëm filloj trajnimet me 22 organizata jo-qeveritare nga e tërë Kosova. Moduli i dyte të Shkollës u mbajt me 25-27 janar 2022 me temën Integrimi Gjinor ku pjesëmarrësit patën mundësi të diskutojnë temat si konceptet e integrimit gjinor, integrimi gjinor ne organizata dhe në programe dhe projekte.
Organizatat përgjatë muajve në vazhdim do të trajnohen në pesë module si dhe
do të përfitojnë nga shërbimet e mentorimit dhe këshillimit falas.
Moduli 3:
Moduli i tretë i Shkollës për Aktivizëm trajtoi temën “Sistemet dhe proceset për vlerësimin e ndikimit dhe ngritjen e fondeve”
Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë ka mbajtur Modulin e tretë të Shkollës për Aktivizëm në KCSF nga 7-9 mars 2022.
Për tri ditë radhazi rreth 20 përfaqësues të organizatave joqeveritare nga e gjithë Kosova patën rastin të marrin informata dhe udhëzime mbi temën
“Sistemet dhe proceset për vlerësimin e ndikimit dhe ngritjen e fondeve”.
Pjesëmarrësit ndër të tjera u informuan rreth potencialeve dhe sfidave të monitorimit si dhe vlerësimet për vlerësimin e ndikimit. Gjithashtu ata diskutuan edhe për format e identifikimit të konteksteve dhe qëllimeve të ndryshme të monitorimit dhe vlerësimit (M&V), të mësuarit e procesit sistematik për zhvillimin e sistemeve të M&V në nivel projekti dhe programi, dhe ndërlidhjen e tyre me objektivat dhe misionin e organizatës. Në të njëjtën kohë iu kushtua vëmendje identifikimit të opcioneve për ngritje të fondeve.