POKAZA VODIČ ZA DIGITALNU TRANSFORMACIJU OCD
09-08-2021
Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë ka lansuar Udhëzuesin për Transformimin Digjital të OShC-ve dhe njëkohësisht ka mbajtur trajnimin me organizatat e shoqërisë civile. Gjatë trajnimit, organizatat janë informuar rreth mjeteve të teknologjisë digjitale për ngjarje sinkrone.
Trajnimi synoi rritjen e inovacionit dhe transparencës te organizatat e shoqërisë civile, krijimin e mundësive për komunikim të brendshëm, bashkëpunim, kordinim dhe menaxhim të njohurive, përafrimin e audiencave të ndryshme të cilat mund të kenë interes në punën e organizatave, ndërveprimin me përfituesit, partnerët dhe akterët tjerë përmes aktiviteteve që zhvillohen në mjedisin digjital, dhe ofrimin e mundësive për zhvillim të vazhdueshëm të stafit dhe kulturës organizative.
Udhëzuesin, i cili do t’i ndihmojë organizatat në një konsolidim digjital dhe në promovimin digjital përmes tregimeve digjitale, mund ta gjeni më poshtë: