Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) shpallë thirrje për pjesëmarrje në garën për çmimin FIDES për Filantropi në Kosovë.
Kategoritë për çmimet FIDES 2020 janë:
Kompanitë dhe OSHC-të nga Kosova dhe Diaspora, mund të aplikojnë për kategoritë e mëposhtme:
➡️ Çmimi FIDES për kontribut në nivel kombëtar “Hasan Prishtina” – i ndahet individit, kompanisë, apo organizatës, që ka ndërmarrë aktivitete filantropike në nivel kombëtar.
➡️ Çmimi FIDES për kontribut nga Diaspora – i ndahet individit, kompanisë, organizatës apo nismave nga Diaspora që kanë ndërmarrë aktivitete filantropike në Kosovë.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë në linkun – https://bit.ly/34cbOrc
#FondacioniFIQ #FIDES2020