
BE-ja mbështet nisma vullnetare që nxisin pjesëmarrjen qytetare në Prishtinë dhe Partesh
23/10/2026
Rreth 30 përfaqësues/e të Organizatave të Shoqërisë Civile (OShC), ishin pjesë e grupit të dytë të Akademisë Financiare, një program trajnues që ka zgjuar interesim të madh te OShC-të dhe synon t’i mbështes ato në thellimin e njohurive dhe përmirësimin e praktikave në planifikimin dhe menaxhimin financiar, raportimin dhe llogaridhënien duke rritur transparencën dhe qëndrueshmërinë.
![]()
Nën udhëheqjen e Sanije Shabanaj, eksperte në financa dhe operacione sot nisi moduli i parë i kësaj akademie ku u trajtuan lidhjet ndërmjet misionit dhe strategjisë së organizatës me planifikimin financiar, buxhetimin dhe parashikimin e të hyrave dhe shpenzimeve, planifikimin e skenarëve dhe shpërndarjen e burimeve.
Në javët në vijim, Akademia Financiare vazhdon me modulet për prokurim dhe kontroll të brendshëm, si dhe raportim financiar dhe llogaridhënie.
Akademia Financiare për OShC-të organizohet në kuadër të Qendrës së Burimeve për Shoqërinë Civile në Kosovë.
Ky aktivitet bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian dhe Suedia. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Community Building Mitrovica (CBM) dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian ose të Suedisë.






