
Mundësia për aplikim në 𝐀𝐤𝐚𝐝𝐞𝐦𝐢𝐧ë 𝐅𝐢𝐧𝐚𝐧𝐜𝐢𝐚𝐫𝐞, është hapur deri nesër (𝟏𝟎 𝐬𝐡𝐭𝐚𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟔) për çdo organizatë
09/09/2026
Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë, vizitoi Gjakovën dhe Ferizajn për të bashkëbiseduar me qytetarë/e rreth vullnetarizmit dhe rëndësisë së angazhimit në komunitet.
07/10/2026![]()
Për dy ditë, mbi 20 përfaqësues/e të organizatave të shoqërisë civile punuan së bashku për të thelluar njohuritë dhe praktikat e tyre në planifikim financiar dhe menaxhim të riskut.
Nën udhëheqjen e Sanije Shabanaj, eksperte në financa dhe operacione, pjesëmarrësit/et në Akademinë Financiare, trajtuan lidhjen ndërmjet misionit dhe strategjisë së organizatës me planifikimin financiar, buxhetimin dhe parashikimin e të hyrave dhe shpenzimeve, planifikimin e skenarëve dhe shpërndarjen e burimeve. Pjesë e modulit të parë ishte edhe menaxhimi proaktiv i riskut, si dhe rëndësia e transparencës, llogaridhënies dhe përdorimit të përgjegjshëm të fondeve.
Për organizatat e shoqërisë civile planifikimi financiar nuk e nënkupton vetëm çështjen e buxhetit por ndihmon që burimet të lidhen me prioritetet e organizatës, të parashikohen situata të papritura, të merren vendime më të informuara dhe të forcohet transparenca, llogaridhënia dhe qëndrueshmëria afatgjate.
Në javët në vijim, Akademia Financiare vazhdon me modulet për prokurim dhe kontroll të brendshëm, si dhe raportim financiar dhe llogaridhënie.
Akademia Financiare për OShC-të organizohet në kuadër të Qendrës së Burimeve për Shoqërinë Civile në Kosovë.
Ky aktivitet bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian dhe Suedia. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Community Building Mitrovica (CBM) dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian ose të Suedisë.






