
20 përfaqësues/e të organizatave të shoqërisë civile punuan së bashku për të thelluar njohuritë dhe praktikat e tyre në planifikim financiar dhe menaxhim të riskut
29/09/2026
Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë, vizitoi Gjakovën dhe Ferizajn për të bashkëbiseduar me qytetarë/e rreth vullnetarizmit dhe rëndësisë së angazhimit në komunitet.
Gjatë infosesioneve rreth 100 pjesëmarrës/e u informuan se si Grantet për Vullnetarizëm mund të mbështesin idetë e tyre për aktivizimin e komunitetit, si dhe për kriteret dhe mënyrën e aplikimit.
Thirrja për aplikim për Grantet për Vullnetarizëm vazhdon të jetë e hapur. Nëse keni një ide që mund të mobilizojë qytetarët dhe të adresojë një çështje me rëndësi për komunitetin tuaj, aplikoni tani!
Mbështetje deri në 5,000 EUR
Kohëzgjatje deri në 12 muaj
Afati i fundit për aplikim: 12 tetor 2026, ora 16:00
Detajet dhe aplikimi: https://bit.ly/4zXyNmM
Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian dhe Suedia. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Community Building Mitrovica (CBM) dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian ose të Suedisë.






