
Sesioni Informues 1: BE në Një Ditë me rastin e përvjetorit të 5-të të MSA-së
30/03/2021
Koncepti i Shoqërisë Civile
29/07/2021Më 6 maj, në Mitrovicën e Veriut, u zhvillua sesioni e dytë informuese me temën “Rëndësia e lirisë së medias në procesin e integrimit europian të Kosovës”. Darko Dimitrijevic, gazetar i Radio Gorazdevac në Pejë, informoi pjesëmarrësit rreth temave, siç janë rekomandimet e BE-së për mbrojtjen e gazetarëve dhe mediave të lira në Kosovë, rekomandimet mbi Ligjin për Lirinë e Medias, monitorimin e procesit të financimit të mediave, rolin e mediave në procesin e MSA-së në Kosovë dhe rolin aktiv të BE-së në lirinë e medias në Kosovë.
Sesioni informues u zhvillua nga distanca në Mitrovicën e Veriut dhe njëkohësisht online përmes platformës ZOOM, ku morën pjesë më shumë se 20 pjesëmarrës. Kjo seancë u zhvillua në përputhje me të gjitha kërkesat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës.