
THIRRJE PËR APLIKIM PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE – AKADEMIA FINANCIARE
24/08/2026Grantet për vullnetarizëm kanë për qëllim arritjen e rezultateve konkrete brenda një kornize të caktuar kohore. Përfituesit e këtyre granteve mund të jenë individët, iniciativat e paregjistruara dhe organizatat joqeveritare që prezantojnë propozimet më bindёse dhe më kreative, të cilat kanë potencial të lartë për t’i angazhuar qytetarёt dhe qytetaret e Kosovёs nё adresimin e çёshtjeve tё komunitetit ku ata jetojnё.
KUSH MUND TË APLIKOJË?
- Organizatat joqeveritare vendore (OJQ) të regjistruara në Kosovë
- Nismat e paregjistruara;
- Individët/Aktivistë të Shoqërisë Civile (shtetas të Republikës së Kosovës);
AFATI KOHOR DHE BUXHETI
Aplikantët do të kualifikohen të marrin një financim maksimal prej 12 muajsh. Buxheti maksimal i kërkuar për financim nga kjo thirrje nuk duhet të kalojë 5,000 euro.
DORËZIMI I APLIKACIONEVE
Para se të filloni aplikimin, ju lutem lexojeni Udhëzuesin për aplikime.
Vetëm aplikacionet që i përmbushin plotësisht kërkesat e thirrjes të përshkruara në udhëzimet për aplikim dhe formularin e aplikimit do të merren parasysh.
Afati i fundit për aplikim është 12/10/2026 në ora 16:00 sipas kohës lokale.
Pas këtij afati, sistemi online do të mbyllet automatikisht dhe aplikimet e dorëzuara pas skadimit të afatit nuk do të shqyrtohen.
Ne fuqimisht inkurajojmë aplikuesit që t’i dorëzojnë aplikacionet e tyre para afatit për të shmangur çdo vështirësi teknike në minutën e fundit. Këto probleme mund të përfshijnë trafik të rënduar në internet, probleme me lidhjen e internetit ose ndërprerje të energjisë elektrike, të cilat mund të çojnë në vështirësi në dorëzim. KCSF nuk mund të mbahet përgjegjës për çfarëdo vonese të shkaktuar nga këto probleme.
Nëse keni ndonjë pyetje lidhur me përgatitjen e aplikacionit ju lutemi na kontaktoni përmes emailit në rc-kosovo@kcsfoundation.org
Ky aktivitet bashkëfinancohet nga Bashkimit Evropian dhe Suedisë. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Fondacionit të Shoqërisë Civile të Kosovës (KCSF) dhe Community Building Mitrovica (CBM) dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian ose të Suedisë





