Mentorimi brenda programit “Shkolla për Aktivizëm” ka për qëllim të mbështesë OSHC-të pjesëmarrëse që të zhvillojnë dhe zbatojnë në mënyrë efektive njohuritë e fituara gjatë trajnimeve. Kjo mbështetje përfshin përkrahjen e vazhdueshme për organizatat pjesëmarrëse në trajnime, në mënyrë që ato ta kenë sa më të lehtë zbatimin e njohurive në periudhën pas trajnimeve. Mentorimi poashtu ka si synim që kontakti me organizatat përfituese të mos përfundojë pas trajnimeve, por të kenë adresën për kontakt dhe mbështetje në mënyrë të strukturuar.
- Qeverisja e Brendshme e OShC-ve
- Zhvillimi i Brendshëm i Organizatave – Rregulloret e Brendshme të Funksionimit (Kuvendi, Anëtarësia, Bordi), Konflikti i Interesit
- Menaxhimi dhe Raportimi Financiar
- Menaxhimi i Ciklit të Projektit
- Teknikat e Mobilizimit të Komunitetit dhe Përfshirjes së Qytetarëve në Punën e OShC-ve
- Ngritja e Fondeve dhe Vlerësimi i Ndikimit të Punës së Organizatës
- Sistemet dhe Proceset për Monitorim dhe Vlerësim (M&E) të Punës së Organizatës
- Avokimi Pjesëmarrës
- Integrimi gjinor
- Promovimi i Punës së Organizatës dhe Komunikimi përmes Mediave dhe Rrjeteve Sociale
- Sistemet dhe Proceset për Procedura të Prokurimit për OShC
- Digjitalizimi i Punës dhe Proceseve
- Pjesëmarrja e Shoqërisë Civile në Strukturat e Integrimit Europian
- Sistemet dhe Proceset për Monitorim dhe Vlerësim (M&E) të Punës së Organizatës
- Mbrojtja e mjedisit
- Të drejtat dhe Mekanizmat për Mbrojtje të të Drejtave të Fëmijëve
- Politika e Zgjerimit e BE-së
Poashtu, OShC-të në Kosovë mund të kontaktojnë Qendrën për mentorim ne punën e tyre pa marrë parasysh nëse kan qenë pjesë e Shkollës së Aktivizmit a po jo.
Për të kontaktuar Qendrën për mentorim:
Help Desk në Prishtinë:
Address: Musa Tolaj, Qendra Nartel, Lam A H1 Kat 12 nr 65-1, Lakrishe, Prishtinë, Kosovë
Email: rc-kosovo@kcsfoundation.org
Tel: 038 600 633 / 038 600 644
Help Desk në Mitrovicë:
Address: Avni Shabani no.6, 40000 Mitrovicë, Kosovë
Email: rc-kosovo@kcsfoundation.org
Tel: 038 285 303 35