Projekti EU TACSO 3 ka hapë thirrjen për aplikim për mbështetje sipas kërkesës “Njerëzit për njerëzit” (P2P) për organizimin e ngjarjeve.
13-12-2021
Projekti EU TACSO 3 ka rihapur thirrjen për aplikim për mbështetje sipas kërkesës “Njerëzit për njerëzit” (P2P) për organizimin e ngjarjeve.
Kjo mbështetje synon të ofrojë ndihmë për të adresuar nevojat aktuale të organizatave të shoqërisë civile (OShC), rrjeteve dhe aktorëve të tjerë të shoqërisë civile etj., në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi.
Programi P2P ka për qëllim të forcojë rolin e OShC-ve për të marrë pjesë aktive në proceset demokratike në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi dhe të mbështesin një mjedis të favorshëm për zhvillimin e shoqërisë civile.
Mjeti sipas kërkesës P2P mund të mbështetë lloje të ndryshme të ngjarjeve si p.sh. konferenca, ngjarje rrjetëzimi, seminare dhe forume (tematike dhe sektoriale), vizita studimore, trajnime, etj., që duhet të kontribuojnë në rrjetëzimin rajonal dhe në fushat që lidhen me mjedisin mundësues dhe zhvillimin e kapaciteteve të OShC-ve.
Mbështetja financiare mund të jetë deri në 15,000 euro për një ngjarje/aktivitet rajonal dhe 4,000 euro për një ngjarje/aktivitet kombëtar.
Afati I fundit për aplikim është 17 dhjetor 2021 në ora 17:00.
Për më shumë informata lidhur me thirrjen ju lutemi klikoni këtu.
Për formën e aplikimit ju lutemi klikoni këtu.