Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë
Kosovski Resursni Centar za Civilno Društvo
Kosovo Resource Centre for Civil Society

logo logo

Mbahet Moduli i tretë i Shkollës për Aktivizëm që trajtoi temën “Sistemet dhe proceset për vlerësimin e ndikimit dhe ngritjen e fondeve”

 09-03-2022

 

Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë ka mbajtur Modulin e tretë të Shkollës për Aktivizëm në KCSF. Për tri ditë radhazi rreth 20 përfaqësues të organizatave joqeveritare nga e gjithë Kosova patën rastin të marrin informata dhe udhëzime mbi temën “Sistemet dhe proceset për vlerësimin e ndikimit dhe ngritjen e fondeve”.

Pjesëmarrësit ndër të tjera u informuan rreth potencialeve dhe sfidave të monitorimit si dhe vlerësimet për vlerësimin e ndikimit. Gjithashtu ata diskutuan edhe për format e identifikimit të konteksteve dhe qëllimeve të ndryshme të monitorimit dhe vlerësimit (M&V), të mësuarit e procesit sistematik për zhvillimin e sistemeve të M&V në nivel projekti dhe programi, dhe ndërlidhjen e tyre me objektivat dhe misionin e organizatës. Në të njëjtën kohë iu kushtua vëmendje identifikimit të opcioneve për ngritje të fondeve.