Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë
Kosovski Resursni Centar za Civilno Društvo
Kosovo Resource Centre for Civil Society

logo logo

Fillon punimet Shkolla për Aktivizëm

 20-12-2021

 

Përfaqësues nga 22 organizata jo-qeveritare nga e tërë Kosova kanë filluar programin katër-mujor në kuadër të Shkollës për Aktivizëm. Organizatat përgjatë muajve në vazhdim do të trajnohen në pesë module si dhe do të përfitojnë nga shërbimet e mentorimit dhe këshillimit falas.

Temë e modulit të parë është “Qeverisja e brendshme e OShC-ve”

Ky aktivitet është pjesë e rëndësishmë e shërbimeve që ofron Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë, projekt që financohet nga Bashkimi Europian (BE) (European Union Kosovo), bashkë-financohet nga Suedia (Embassy of Sweden in Pristina) dhe zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Community Building Mitrovica (CBM).