Përmbyllet moduli i dytë i Shkollës për Aktivizëm “Integrimi gjinor”
24-11-2022
“Integrimi gjinor” është moduli i dytë në kuadër të Shkollës për Aktivizëm. Përgjatë tri ditëve pjesëmarrësit e Shkollës që përfaqësojnë organizata të ndryshme vendore, kanë marrë informata dhe janë përfshirë në diskutime mbi rëndësinë e posedimit të perspektivës gjinore gjatë gjithë veprimtarisë së organizatës.
Në fokus gjatë këtij moduli ishte informimi i pjesëmarrësve lidhur me konceptet më të rëndësishme të integrimit gjinor, mënyrat e aplikimit të integrimit gjinor në punën në organizatë si dhe ngritja e kapaciteteve për të aplikuar këto koncepte në zhvillimin e dokumenteve të brendshme të organizatës.
Shkolla për Aktivizëm organizohet në kuadër të Qendrës së Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë, projekt që financohet nga Bashkimi Europian, bashkë-financohet nga Suedia dhe zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Community Building Mitrovica (CBM).