Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë
Kosovski Resursni Centar za Civilno Društvo
Kosovo Resource Centre for Civil Society

logo logo

Nis moduli “Avokimi pjesëmarrës” në kuadër të Shkollës për Aktivizëm

 19-12-2022

 

“Avokimi pjesëmarrës”, ishte tema e modulit të katërt të Shkollës për Aktivizëm. Mbi 20 pjesëmarrës që përfaqësojnë Organizata të Shoqërisë Civile (OShC) nga e tërë Kosova, përgjatë tri ditëve patën rastin të marrin informata teorike dhe të përfshihen në pjesën praktike të trajnimit lidhur me mekanizmat e OShC-ve për avokim dhe rolin e qytetarëve në politikëbërje.

Në fokus të këtij moduli ishin çështjet që lidhen me përfshirjen e komunitetit në punën e OSHC-ve, ciklin e politikëbërjes, rolin e qytetarëve në proceset e politikëbërjes dhe vendimmarrjes, mekanizmat kryesorë formal për pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin e politikëbërjes në nivel lokal dhe nacional si dhe mekanizmat ekzistues dhe pikënisjen për pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin e integrimit të Kosovës në BE.

Shkolla për Aktivizëm organizohet në kuadër të Qendrës së Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë, projekt që financohet nga Bashkimi Europian, bashkë-financohet nga Suedia dhe zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Community Building Mitrovica (CBM).