Shoqëria Civile si partner kyç – konsultimet në vitin 2023
21-02-2023
BE-ja përpiqet të sigurojë që shoqëria civile mund të ofrojë të dhëna kuptimplota, të ndajë pikëpamjet dhe shqetësimet dhe të marrë pjesë në politikëbërjen e BE-së në mënyrë të pavarur, thelbësore dhe transparente në të gjitha fushat relevante për marrëdhëniet BE-Kosovë. Duke qenë se shoqëria civile mbetet një partner kyç për të zhvilluar dhe zbatuar politikat e BE-së, si dhe për të monitoruar dhe rishikuar progresin, gjatë gjithë vitit, Zyra e BE-së organizon një sërë takimesh konsultuese. Në këtë mënyrë, ju mund të kontribuoni në punën tonë këtu në Kosovë. Ne llogarisim në mbështetjen tuaj.
Nëse jeni përfaqësues i shoqërisë civile dhe dëshironi të kontribuoni në punën e Zyrës së BE-së, ju ftojmë të kontrolloni në vazhdim kalendarin tregues të vitit 2023 për konsultime. Kontributi juaj do të jetë i një rëndësie të madhe, qoftë në kontekstin e Takimit të Nënkomisionit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), Programeve IPA, Programit të Reformës Ekonomike (ERP), apo Raportit Vjetor të Kosovës.
Ju lutemi kontaktoni Qendrën e Burimeve të Shoqërisë Civile, të projektit të financuar nga BE-ja, për të shprehur interesimin për t’iu bashkuar ndonjë prej takimeve që ju duken relevante: [email protected]
Ju lutemi, kini parasysh se datat janë tentative dhe mund të jenë subjekt i ndryshimeve. Koha e saktë, vendndodhja dhe agjenda do t’ju komunikohen në një fazë të mëvonshme palëve të interesuara. Faleminderit për mbështetjen tuaj.
Nën-komiteti | Data: Konsultimet e OSHC-ve (tentative) |
Inovacioni, Shoqëria Informative dhe Politika Sociale | 25 janar |
Transporti, Energjia, Mjedisi dhe Zhvillimi Rajonal | 28 shkurt |
Tregu i brendshëm dhe konkurrenca | 14 mars |
Bujqësia dhe Peshkataria | 25 prill |
Tregtia, Industria, Doganat dhe Tatimet | 23 maj |
Grupi Special PAR | 30 maj |
Drejtësia, liria dhe siguria | 06 qershor |
Çështjet dhe Statistikat Ekonomike dhe Financiare | Shtator |
Programimi | |
Konsultimet për programimin IPA për 2024-2025 | Mars – Maj |
Raporti vjetor | |
Thirrja për kontribute dhe konsultime tematike | Mars – Prill |