Sesion informues për deklarimin vjetor financiar në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) për OJQ-të në komunën e Graçanicës, Parteshit dhe Mitrovicës
18-03-2023
Sesioni informues për deklarimin vjetor financiar në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) është mbajtur për OJQ-të e komunës së Graçanicës, Parteshit dhe Mitrovicës, online në platformën ZOOM.
Udhëzimet dhe shpjegimet e nevojshme se si të realizohet në mënyrë korrekte deklarimi i pasqyrave financiare dhe deklarimi vjetor i tatimit (CD) për OJQ, pjesëmarrësit i morën nga ligjëruesi Fatlum Gogiqi në formatin online.
Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë, gjatë këtij cikli të sesioneve informuese lidhur me deklarimin financiar të OJQ-ve në ATK, ka ofruar informacione të nevojshme rreth kësaj çështje për organizatat në: Prizren, Mitrovicë, Gjilan, Gjakovë, Graçanicë, Pejë, Ferizaj dhe Prishtinë.