Organizatat përfitojnë nga procesi i mentorimit për OShC
27-04-2023
Deri tani 11 organizata kanë përfituar nga procesi i mentorimit, duke kontribuar kështu në mbylljen e boshllëqeve në nevojat e identifikuara nga OSHC-të.
Në kuadër të procesit të mentorimit është zhvilluar një shabllon mbi Konfliktin e Interesit, të cilin e kemi vënë në dispozicion për OSHC-të.
Në vazhdimësi janë duke u shqyrtuar kërkesat për shërbime mentorimi nga organizata të ndryshme të shoqërisë civile.
Më poshtë është dhënë një tabelë përmbledhëse mbi OSHC-të përfituese së bashku me temat e trajtuara në kuadër të procesit të mentorimit dhe rezultatet.
Organizata | Fusha e mbështetjes | Rezultatet |
Kosova Center for Distance Education | Menaxhimi financiar dhe raportimi | Është krijuar dhe përshtatur modeli i pagesës/faturës dhe kushteve të përshtatura për pjesëmarrje |
Komiteti Paralimpik i Kosoves | Qeverisja e brendshme e OShC-ve | Statuti i organizatës i rishikuar dhe draftuar |
Center for Education and Development of Environment (CEDE) | Zhvillimi i Brendshëm i Organizatave – Rregulloret e Brendshme Operative (Kuvendi, Anëtarësia, Bordi), Konflikti i Interesit | Rregullorja e brendshme e organizatës e rishikuar dhe hartuar |
Zyra Erasmus+ në Kosovë | Qeverisja e brendshme e OShC-ve | Këshillim ligjor është siguruar dhe statuti i organizatës i përditësuar |
Initiative for Justice and Equality – INJECT | Ngritja e fondeve dhe vlerësimi i ndikimit të organizatës | Në proces |
In Time | Ngritja e fondeve dhe vlerësimi i ndikimit të organizatës | Në proces |
Follow Up | Zhvillimi i Brendshëm i Organizatave – Rregulloret e Brendshme Operative (Kuvendi, Anëtarësia, Bordi), Konflikti i Interesit | Shabllonet e ofruara duke përfshirë: kërkesat për pushim, kontrata pune, rregullorja e brendshme |
EcoZ | Sistemet dhe proceset për procedurat e prokurimit të OSHC-ve | Dokumentet e zhvilluara për: 1. Politikat në nivel dhe strukturën e pagës dhe kompensimit të punonjësve
2. Kontrata e punës për kohë të veçantë 3. Kontrata e punës për punë dhe detyra specifike |
SEED | Ngritja e fondeve dhe vlerësimi i ndikimit të organizatës | |
Pashtriku | Menaxhimi financiar dhe raportimi | Janë zhvilluar modele të dokumenteve raportuese dhe procedurave të prokurimit |
Artpolis | Zhvillimi i Brendshëm i Organizatave – Rregulloret e Brendshme Operative (Kuvendi, Anëtarësia, Bordi), Konflikti i Interesit | Rishikimi dhe përditësimi i Politikës së Anëtarësimit |
Procesi i Mentorimit dhe Këshillimit i ofrohet OSHC-ve që marrin pjesë në Shkollën e Aktivizmit për t’i udhëhequr ato drejt zbatimit efektiv të njohurive dhe aftësive në organizatat e tyre që shkon përtej pjesëmarrjes në trajnim, të cilat duhet të jenë specifike, konkrete dhe në afate kohore.
Poashtu, të drejtë aplikimi për këtë proces kanë të gjitha OShC-të në Kosovë të cilat kanë identifikuar nevojën për mentorim dhe/ose këshillim në ndonjë fushë të caktuar.
Informacionet më të detajuara rreth fushave të mentorimit dhe rreth mënyrës së aplikimit mund t’i gjeni duke klikuar këtu.