
THIRRJE PËR APLIKIM: SHKOLLA PËR AKTIVIZËM 2026
30/04/2026Sot u diskutua për mënyrën e aplikimit dhe përfitimet e pjesëmarrjes së organizatave në edicionin e pestë të Shkollës për Aktivizëm, në dy komuna: Pejë dhe Mitrovicë Veriore.
Në këto dy sesione informuese që u zhvilluan nga Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë, përfaqësuesit/et e organizatave të shoqërisë civile patën rastin të informohen dhe të marrin përgjigje të detajuara rreth programit të Shkollës, moduleve trajnuese, kritereve të aplikimit dhe mënyrës së plotësimit të aplikacionit.
Shkolla për Aktivizëm është një program që synon të mbështesë organizatat e shoqërisë civile jo vetëm në zhvillimin e kapaciteteve, por edhe në rritjen e ndikimit të tyre në komunitet. Përmes mësimit praktik dhe mentorimit, programi krijon hapësirë për të reflektuar, përmirësuar dhe avancuar mënyrën se si organizatat ndërhyjnë dhe kontribuojnë në shoqëri.
𝐒𝐢 𝐭ë 𝐚𝐩𝐥𝐢𝐤𝐨𝐧𝐢?Fillimisht, regjistrohuni në platformën për aplikim në trajnime përmes vegëzës në vijim: http://bit.ly/4upHToVPas regjistrimit, lexoni detajet dhe plotësoni formularin e aplikimit këtu: https://bit.ly/4ekbbAqAfati i fundit për aplikim: 𝟐𝟎 𝐦𝐚𝐣 𝟐𝟎𝟐𝟔
Shkolla për Aktivizëm organizohet në kuadër të Qendrës së Burimeve për Shoqërinë Civile.
Ky aktivitet bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian dhe Suedia. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Community Building Mitrovica (CBM) dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian ose të Suedisë







