Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë
Kosovski Resursni Centar za Civilno Društvo
Kosovo Resource Centre for Civil Society

logo logo

Mbahet takimi informues për Raportin e Progresit për Kosovën për vitin 2024

 07-03-2024

 

Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Europian në Kosovë ka organizuar për të tretin vit me radhë sesionin informues lidhur me raportin e progresit të Kosovës për vitin 2024.

Udhëheqëse e takimit ishte znj. Eva Palatova e cila mban pozitën e zëvendës shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë ndërsa pjesëmarrës ishin përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile të cilët ndër tjera patën mundësinë të jepnin komente dhe të njoftoheshin lidhur me vazhdimësinë e procesit përgaditor të raportit për vitin 2024.

Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë është projekt i cili bashkë-financohet nga Bashkimi Europian dhe Suedia dhe zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Community Building Mitrovica (CBM).