Pse OJQ-të duhet të bëjnë lajmërimin/regjistrimin e punëtorëve në Administratën Tatimore të Kosovës?
29-04-2024
Pse OJQ-të duhet të bëjnë lajmërimin/regjistrimin e punëtorëve në Administrata Tatimore e Kosovës (ATK)?
Si duhet të realizohet kjo procedurë nga OJQ-të?
Çfarë dokumente duhet të prezantohen?
Çfarë përmban formulari për lajmërim/regjistrim dhe si plotësohet?
Çfarë ndodh nëse nuk zbatohet ky obligim ligjor?
Këto dhe shumë më tepër detaje rreth procedurës së lajmërimit/regjistrimit të punëtorëve në ATK mund t’i ndiqni në vide-storien e #KCSF, e cila sjell udhëzimet drejtpërdrejt nga përfaqësuesit e ATK-së lidhur me këtë obligim ligjor që parashihet me Ligjin e ri për Administrimin e Procedurave Tatimore dhe vlen për çdo OJQ në Kosovë.
Kjo video është realizuar në kuadër të Qendrës së Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë, projekti i cili bashkë-financohet nga Bashkimi Europian dhe Suedia dhe zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Community Building Mitrovica (CBM). Përmbajtja e saj është përgjegjësi e vetme e KCSF-së dhe CBM-it dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian dhe Suedisë.