
GRANTET PËR VULLNETARIZËM 2026
07/09/2026
20 përfaqësues/e të organizatave të shoqërisë civile punuan së bashku për të thelluar njohuritë dhe praktikat e tyre në planifikim financiar dhe menaxhim të riskut
29/09/2026
Mundësia për aplikim në 𝐀𝐤𝐚𝐝𝐞𝐦𝐢𝐧ë 𝐅𝐢𝐧𝐚𝐧𝐜𝐢𝐚𝐫𝐞, është hapur deri nesër (𝟏𝟎 𝐬𝐡𝐭𝐚𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟔) për çdo organizatë në #Kosovë.
Të gjitha detajet rreth përmbajtjes së kësaj akademie dhe mënyrës së aplikimit i ka shtjelluar Rreze Hoxha, zyrtare për ngritje të kapaciteteve në KCSF në programin e mëngjesit në RTK.
Ndiqeni emisionin për të mësuar më detajisht pse është e rëndësishme për çdo organizatë të shoqërisë civile të ketë planifikim financiar, menaxhim të riskut, kontroll të brendshëm, prokurim, raportim dhe llogaridhënie. ![]()
Për të aplikuar në Akademinë Financiare shihni detajet në vegëzën në vazhdim: https://bit.ly/4irQ9BP
Akademia Financiare për OShC-të organizohet në kuadër të Qendrës së Burimeve për Shoqërinë Civile në Kosovë.
Ky aktivitet bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian dhe Suedia. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Community Building Mitrovica (CBM) dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian ose të Suedisë






