Tashmë kemi hyrë në fazën e transformimit digjital, që nënkupton se teknologjitë digjitale po i zëvendësojnë gradualisht metodat tradicionale të punës dhe po hapin rrugë për inovacion dhe krijimtari. Shfrytëzimi i mjeteve digjitale ka ofruar mundësi të shumta në mbarë sektorët. Pavarësisht distancës fizike, komunikimi dhe bashkëpunimi janë bërë më të lehtë.
Me qëllim të plotësimit të mangësive me të cilat ballafaqohen OShC-të, në përdorimin të mjeteve të TIK-ut, si një medium për organizimin e përvojave digjitale, ky udhëzues:
- ofron sugjerime rreth mënyrës së si të organizohen aktivitete në mënyrë digjitale dhe ato të jenë efektive dhe të nxisin pjesëmarrje aktive (p.sh. takimet dhe trajnimet; uebinaret; seancat informative; ose të ngjashme);
- identifikon disa platforma kryesore që janë në dispozicion, përmes përshkrimit të karakteristikave të tyre themelore;
- ofron në mënyrë vizuale udhëzime hap pas hapi për të zotëruar funksionet kryesore në platformat e përzgjedhura;
- prezanton mjete digjitale shtesë të përshtatshme për zbatim të aktiviteteve të caktuara (p.sh., fasilitimi i një aktiviteti të shkëmbimeve të mendimeve ose punës grupore, grumbullimi i informatave kthyese, etj.)
Me këtë rast Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë ka lansuar Udhëzuesin për Transformimin Digjital të OShC-ve. Udhëzuesin, i cili do t’i ndihmojë organizatat në një konsolidim digjital dhe në promovimin digjital përmes tregimeve digjitale, mund ta gjeni më poshtë:
Poashtu, Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile ka mbajtur trajnimin me organizatat e shoqërisë civile për Transformimin Digjital të OShC-ve. Gjatë trajnimit, organizatat janë informuar rreth mjeteve të teknologjisë digjitale për ngjarje sinkrone.
Trajnimet për Transformim Digjital për OShC-të në Kosovë do të vazhdojnë. Na ndiçni për trajnimet e radhës!
Për të mësuar se si shkarkohet aplikacioni Zoom shikoni videon më poshtë:
Për të mësuar se si hapet llogari në aplikacionin Zoom shikoni videon më poshte: