Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë
Kosovski Resursni Centar za Civilno Društvo
Kosovo Resource Centre for Civil Society

logo logo

Klinika Ligjore do të krijohet me qëllim që të ofrojë këshilla juridike falas për qytetarët dhe OShC-të në adresimin e çështjeve me interes publik përmes aktivizmit qytetar dhe vullnetarizmit. Në mënyrë të veçantë, qytetarët dhe OShC-të do të mbështeten në identifikimin e proceseve ligjore për realizimin e të drejtave të tyre, ngritjen e proceseve gjyqësore, përfaqësimin ligjor dhe proceset gjyqësore strategjike në çështje që lidhen me të drejtat e njeriut, grupe të margjinalizuara, ose që janë me përfitim publik, në përgjithësi.