Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë
Kosovski Resursni Centar za Civilno Društvo
Kosovo Resource Centre for Civil Society

logo logo

Thirrje për shprehje të interesit për angazhim të ekspertëve/eve

 29-10-2021

 

Thirrje për shprehje të interesit  për angazhim të ekspertëve/eve

Për KCSF-në

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), është organizatë udhëheqëse në përkrahjen e nismave qytetare në Kosovë që nga viti 1998. KCSF ofron fonde për shoqërinë civile nëpërmjet mekanizmave e sistemeve të avancuara të dhënies së granteve, ndërton kapacitete e dije për sektorin nëpërmjet Qendrës së KCSF-së, si dhe mbron dhe shtyn përpara hapësirën për qytetari dhe ambientin e veprimit të shoqërisë civile në Kosovë dhe më gjerë, nëpërmjet hulumtimit të politikave, avokimit dhe mobilizimit të sektorit. KCSF beson që një shoqëri civile e fuqishme me përfshirje të vërtetë të qytetarëve në punën e vet është element kyç për një qeverisje përfshirëse, transparente dhe llogaridhënëse, e që kontribuon në shndërrimin e Kosovës në një shoqëri demokratike me perspektivë të integrimit europian dhe me një situatë të avancuar socio-ekonomike.

Në zbatimin e aktiviteteve të ndryshme për ngritje të kapaciteteve, KCSF angazhon ekspertë/e të fushave të ndryshme, si bashkëpunëtorë/e të KCSF-së, me qëllim të arritjes së objektivave të projekteve të ndryshme. Këta/këto bashkëpunëtorë/e do të angazhohen për zhvillim të moduleve të trajnimeve tematike, trajnim të trajnerëve, ofrim të trajnimeve për përfitues të ndryshëm dhe ofrim të këshillave profesionale dhe mentorim për OShC.

Vërejtje: Ekspertët/et mund të aplikojnë në një ose më shumë nga fushat e listuara më poshtë:

 

Angazhimi i Ekspertëve/eve

KCSF  fton të gjithë të interesuarit/rat me kualifikime përkatëse dhe përvojë të dëshmuar që të shprehin interesimin e tyre për t’u përfshirë në listën e bashkëpunëtorëve/eve të jasht­ëm/me­ të KCSF-së, për fushat në vijim:

  • Qeverisja e Brendshme e OShC-ve
  • Menaxhimi dhe Raportimi Financiar
  • Menaxhimi i Ciklit të Projektit
  • Teknikat e Mobilizimit të Komunitetit dhe Përfshirjes së Qytetarëve në Punën e OShC-ve
  • Ngritja e Fondeve dhe Vlerësimi i Ndikimit të Punës së Organizatës
  • Sistemet dhe Proceset për Monitorim dhe Vlerësim (M&E) të Punës së Organizatës
  • Avokimi Pjesëmarrës
  • Integrimi gjinor
  • Promovimi i Punës së Organizatës dhe Komunikimi përmes Mediave dhe Rrjeteve Sociale
  • Sistemet dhe Proceset për Procedura të Prokurimit për OShC
  • Digjitalizimi i Punës dhe Proceseve
  • Pjesëmarrja e Shoqërisë Civile në Strukturat e Integrimit Europian
  • Politika e Zgjerimit e BE-së

 

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në fushat përkatëse ose të ndërlidhura (është e domosdoshme diploma e nivelit bachelor, preferohet diploma e nivelit master, ndërsa doktoratura është përparësi);
  • Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe dhe angleze, ndërsa njohuritë e njejta në gjuhën serbe, turke dhe rome do të konsiderohen përparësi;
  • Aftësi të mira të komunikimit.

 

Si të aplikoni

Për të shprehur interesimin tuaj, duhet të na dërgoni:

  • CV të detajuar, me theks në angazhimet tuaja në fushat përkatëse të aplikimit
  • Një dokument ku listoni temat për të cilat shprehni interesin tuaj, dhe
  • Dëshmi për përvoja të ngjashme

 

Të gjitha dokumentet duhet të dërgohen përmes e-mailit, në adresën aplikimi@kcsfoundation.org, jo më vonë se 8 nëntor 2021 ora 16:00.

KCSF do t’i kontaktojë ekspertët/et nga lista e personave aplikues, me qëllim të diskutimit të bashkëpunimit eventual.

Shprehja e interesit nuk nënkupton obligimin e KCSF-së për të angazhuar ndonjë ekspert/e apo për të vendosur çfarëdo marrëdhënie kontraktuale në mes të KCSF-së dhe bashkëpunëtorëve/eve të KCSF-së.