Anketa e BE-së për Shoqërinë Civile për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë
29-09-2022
Në emër të Komisionit Evropian, DG NEAR, projekti EU TACSO 3 ka kënaqësinë t’ju ftoj të plotësoni Anketën Vjetore të Shoqërisë Civile për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë. Anketa është pjesë e vlerësimit kundrejt Udhëzimeve të rishikuara të DG NEAR, për mbështetjen e BE-së ndaj Shoqërisë Civile 2021-2027.
Anketa është për të gjitha organizatat e shoqërisë civile, qofshin formale apo jo-formale. Ky është sondazhi më i madh i këtij lloji që do të ofrojë të dhëna gjithëpërfshirëse për:
- vlerësimin e gjendjes së mjedisit mundësues për shoqërinë civile
- të kuptuarit e nivelit të bashkëpunimit ndërmjet qeverisë dhe shoqërisë civile
- të kuptuarit e situatës me të cilën përballen organizatat e shoqërisë civile
- planifikimin e mbështetjes për shoqërinë civile në rajon.
Është shumë e rëndësishme që anketa të plotësohet nga sa më shumë organizata të shoqërisë civile.
Nëse punoni për një organizatë të shoqërisë civile, ju lutemi planifikoni kohën e duhur për të plotësuar anketën.
Të gjitha përgjigjet do të jenë anonime dhe do të mbahen të sigurta. Ne nuk do të ndajmë të dhëna individuale të identifikueshme me askënd.
Anketa do të mbyllet më 11 tetor. Studimi është i disponueshëm në të gjithë gjuhët e rajonit si dhe në anglisht. Kur të futeni në anketë, gjuha mund të zgjidhet lart në të djathtë të ekranit. Ju lutemi, gjithashtu ndajeni këtë email me organizatat e tjera të shoqërisë civile dhe kolegët sa më shumë që të jetë e mundur, dhe shikoni për postimet tona në mediat sociale.
Për pyetje dhe asistencë teknike në lidhje me anketën, ju lutemi kontaktoni survey@tacso.eu