Aplikoni për pjesëmarrje në dy trajnime: Qeverisja e brendshme dhe digjitalizimi në punën e OShC-ve
05-09-2024
Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë, do të organizojë dy trajnime të ndara, atë për qeverisjen e brendshme të Organizatave të Shoqërisë Civile (OShC) dhe menaxhimin financiar si dhe trajnimin për përdorimin e mjeteve digjitale në punën e OShC-ve.
▪️Përmes trajnimit “Qeverisja e brendshme e OShC-ve dhe menaxhimi financiar”, synohet zhvillimi i aftësive të nevojshme për të siguruar qeverisje të brendshme efektive dhe menaxhim të qëndrueshëm financiar për përfaqësuesit e OShC-ve.
▪️Kurse trajnimi “Përdorimi i mjeteve digjitale në punën e OShC-ve”, ka për qëllim që të ofrojë informata praktike dhe të zhvilloj aftësitë e nevojshme në përdorimin e mjeteve dhe platformave digjitale, të disponueshme, me qëllim të përmirësimit të komunikimit, bashkëpunimit dhe rritjes së efikasitetit të përgjithshëm të punës së organizatave.
Për të marrë pjesë në trajnimin Qeverisja e brendshme e OShC-ve dhe menaxhimi financiar, plotësoni formularin për aplikim në: https://tinyurl.com/ysycdujz