Thirrje për ide: BE për Shoqërinë Civile & Media: angazhimi i qytetarëve
23-05-2022
Në emër të Zyrës së BE-së në Kosovë, projektet e financuara nga BE “Shërbimet Mbështetëse të Programit IPA për Shoqërinë Civile dhe Median”, Asistencë Teknike për Organizatat e Shoqërisë Civile në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi (BE TACSO 3) dhe Qendra Burimore e Kosovës për Shoqërinë Civile, organizon një ngjarje të hapur publike dy ditore në qendër të qytetit të Prishtinës.
Ngjarja e hapur e titulluar “BE për Shoqërinë Civile dhe Media: angazhimi i qytetarëve” ofron një mundësi unike për shoqërinë civile dhe mediat që të rrisin ndërgjegjësimin për rëndësinë dhe punën e tyre në Kosovë, të angazhohen me publikun e gjerë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe t’i bashkohen skemës më të madhe të shënjimit të asistencës dhe bashkëpunimit të BE-së për këta sektorë.
OShC-të dhe mediat ftohen të kontribuojnë në këtë ngjarje përmes aktiviteteve kreative dhe inovative gjysmëditore (maksimumi 3 orë), që mund të angazhojnë qytetarët dhe/ose të shfaqin projekte të tilla si ekspozita, prezantime, promovim të publikimeve, videove ose produkteve të tjera, aktivitete arsimore, etj., duke u fokusuar në të paktën në një nga fushat kryesore tematike të mëposhtme:
FUSHA 1: Integriteti i medias dhe gazetaria hulumtuese;
FUSHA 2: Mbrojtja sociale e grupeve të cenueshme,
FUSHA 3: Promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut;
FUSHA 4: Të drejtat e punëtorëve;
FUSHA 5: Barazia gjinore;
FUSHA 6: Aktivizmi rinor dhe vullnetarizmi.
Për të aplikuar, ju lutemi plotësoni dhe dorëzoni këtë formular:
https://forms.gle/qeQWf9dvzxyQCCwg6
Afati i fundit për të dorëzuar aplikimet tuaja është: 29 maj 2022, ora 23:59.