BE-ja mbështet shoqërinë civile të Kosovës dhe organizatat mediale në angazhimin e qytetarëve në jetën politike dhe sociale

16-06-2022
Gjatë dy ditëve më 16-17 qershor në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, BE-ja do të mbështesë më shumë se 20 organizata të shoqërisë civile (OJQ) dhe media, në komunikimin me publikun dhe në ngritjen e vetëdijes rreth kontributit të tyre për krijimin e një shoqërie të drejtë, demokratike dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë .
Ngjarja e titulluar “BE për Shoqërinë Civile dhe Mediat në Kosovë: Angazhimi Qytetar” është ndihmesë për OJQ-të që të promovjnë rezultatet më të rëndësishme të punës së tyre dhe të inkurajojnë publikun të përfshihen në jetën politike dhe shoqërore përmes aktivizmit qytetar dhe vullnetarizmit.
Shihni programin e plotë të aktiviteteve https://bit.ly/3b0bW38