Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë
Kosovski Resursni Centar za Civilno Društvo
Kosovo Resource Centre for Civil Society

logo logo

Dhjetëra studentë të Fakultetit Juridik, janë bërë pjesë e aktiviteteve vullnetare për trajtimin e çështjes së shëndetit mendor

 23-07-2022

 

Dhjetëra studentë të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, janë bërë pjesë e aktiviteteve që grupi i vullnetarëve të “Klubit të Etikës” nga ky fakultet, po organizojnë përmes
Grantit për Vullnetarizëm, me qëllim të trajtimit të çështjes së shëndetit mendor gjatë periudhës së studimeve e posaçërisht periudhës së provimeve.
Përmes debateve të hapur mbi këtë temë, diskutimeve me profesionist shëndetësor, prodhimit të materialeve sensibilizuese, aktiviteteve sportive, kampeve, netëve të filmit e rekreacioneve të ndryshme, ky grup ka arritur që të ofroj informacione por edhe të mundësojë praktikimin e formave që ndihmojnë studentët në menaxhimin e ankthit dhe stresit, gjatë periudhës së provimeve dhe studimeve në përgjithësi.

Nëse ke ide se si të angazhosh vullnetarë për kauza të shëndetit publik apo çështje të tjera që nxisin aktivizmin qytetar apliko në thirrjen e radhës për Grantet për Vullnetarizëm: https://bit.ly/3NFAuMh
Afati i fundit për aplikim: 28 korrik 2022, në ora 15:00.

Ky projekt u zhvillua me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian dhe bashkë-financim nga Suedia dhe përkrahet përmes Qendrës së Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë që zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Community Building Mitrovica (CBM).