Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë
Kosovski Resursni Centar za Civilno Društvo
Kosovo Resource Centre for Civil Society

logo logo

Dita e Vullnetarizmit: Dhjetëra të rinj pjesë e angazhimit vullnetar në kuadër të projekteve të EURC-së

 05-12-2022

 

Dhjetëra vullnetarë, të rinj dhe të reja, u janë bashkuar kauzave të ndryshme në baza vullnetare, në kuadër të shtatë projekteve të Qendrës së Burimeve të Shoqërisë Civile në Kosovë, që u zbatuan këtë vit nëpër Kosovë.

Përgjatë kësaj periudhe vullnetarët kanë kontribuuar në mbrojtjen e ambientit duke u përfshirë direkt në pastrim dhe proces të riciklimit të mbeturinave në zonën e Hasit të Gjakovës.

Gjithashtu një grup tjetër i vullnetarëve janë përfshirë në krijimin e kopshteve me bimë mjekësore dhe aromatike në 7 shkolla publike të Prishtinës.

Një punë të vlefshme vullnetare kanë bërë edhe një grup i mësueseve mbështetëse të cilat kanë ofruar mësim plotësues për pesë nxënës nga Prizreni.

Përmes projekteve për vullnetarizëm një grup i vullnetarëve ka punuar në rritjen e informimit dhe ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit duke referuar për ekzaminim me mamografi 45 gra nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian. Po ashtu dhjetëra vullnetarë kanë organizuar në Prizren dhe Prishtinë maratonën më të madhe në Evropë kundër kancerit të gjirit “Race for the Cure”.

Në anën tjetër dhjetëra të rijnë e të reja kanë punuar vullnetarisht për të promovuar një shëndet më të mirë mendor tek studentët e Fakultit Juridik në UP gjatë periudhës së provimeve në studime, me qëllim të uljes së ankthit dhe stresit. Ndërkaq një grup i vullnetarëve në Mitrovicë të Veriut kanë asistuar të moshuarit në realizimin e shërbimeve dhe pagesave të ndryshme për nevojat ditore.

Sot teksa shënohet Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit, Qendra po përgatitet që së shpejti të filloj edhe me 9 projekte të reja që do ta promovojnë vullnetarizimin në vend përgjatë vitit që po vjen.

Këto projekte u zhvilluan me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian European Union in Kosovo dhe bashkë-financim nga Suedia Embassy of Sweden in Pristina dhe përkrahen përmes Qendrës së Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë që zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Community Building Mitrovica (CBM).

#TogetherActNow #IVD2022