HAPET THIRRJA PËR APLIKIM PËR SHKOLLËN PËR AKTIVIZËM 2022
16-09-2022
HAPET THIRRJA PËR APLIKIM PËR SHKOLLËN PËR AKTIVIZËM
Data e fundit për aplikim: 16 tetor 2022 në ora 23:59
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Community Building Mitrovica (CBM) ftojnë të gjitha organizatat e shoqërisë civile të aplikojnë në edicionin e dytë të Shkollës për Aktivizëm që do të ofrohet në kuadër të Qendrës së Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë.
Shkolla për Aktivizëm (Shkolla) është një hapësirë për edukim profesional të OShC-ve dhe rritje të aktivizmit e cila ka për qëllim zhvillimin e shkathtësive, dhe rritjen e kompetencës së OShC-ve të vogla, të mesme, dhe me bazë në komunitet për të rritur prezencën e tyre në komunitetin në të cilin operojnë dhe në proceset e politikëbërjes, duke ndjekur parimet e avokimit pjesëmarrës dhe transparencës.
Po ashtu, OShC-të të cilat e përfundojnë me sukses Shkollën për Aktivizëm do të kenë mundësi të përfitojnë mentorim nga eskpertë të fushave të ndryshme, me qëllim të zhvillimit të mëtejmë profesional të tyre dhe mbështetje për zbatim të strategjisë dhe qëllimeve afatgjata të organizatës, si dhe pjesëmarrje në rrjete tematike/sektorale të OShC-ve të cilat do të organizohen dhe përkrahen nga Qendra.
Të gjitha trajnimet, mentorimi dhe përkrahja e vazhdueshme ofrohen pa pagesë për organizatat e përzgjedhura. Po ashtu, për pjesëmarrësit/et që vijnë nga vendet jashtë Prishtinës bëhet edhe kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit.
TEMAT E TRAJNIMEVE TË SHKOLLËS PËR AKTIVIZËM:
Moduli 1: Qeverisja e brendshme dhe menaxhimi i financiar për OShC
Moduli 2: Sistemet dhe proceset për vlerësimin e ndikimit dhe ngritje të fondeve
Moduli 3: Integrimi gjinor
Moduli 4: Avokimi pjesëmarrës
Moduli 5: Teknikat e mobilizimit të komunitetit
1.Për më shume informata lidhur me aplikimin ju lutemi klikoni këtu: EURC- Shkolla për Aktivizëm
2.Për më shumë informata lidhur me programin klikoni këtu:Programi i Shkollës për Aktivizëm
3.Për formën e aplikimit në Gjuhën Shqipe klikoni këtu:https://forms.office.com/r/HKSXmRrmFi