Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë
Kosovski Resursni Centar za Civilno Društvo
Kosovo Resource Centre for Civil Society

logo logo

Ka nisur edicioni i tretë i Shkollës për Aktivizëm

 18-05-2023

 
 Mbi 20 Organizata të Shoqërisë Civile (OShC) janë pjesë e gjeneratës së tretë të Shkollës për aktivizëm. Përfaqësuesit/et e tyre përgjatë dy muajve do të ndjekin një program profesional prej pesë modulesh, të pasur me teori dhe aspekt praktik me qëllim të zhvillimit të shkathtësive për të rritur prezencën e tyre në komunitetin në të cilin operojnë dhe në proceset e politikëbërjes, duke ndjekur parimet e avokimit pjesëmarrës dhe transparencës.
Në modulin e parë, janë adresuar çështje të qeverisjes së brendshme dhe menaxhimit financiar për OShC-të duke u fokusuar në parimet e qeverisjes së mirë, strukturën organizative, format e menaxhimit financiar, buxhetimin, raportet financiare e shumë detaje të tjera që lidhen me funksionimin e brendshëm të OShC-ve.
 Shkolla për Aktivizëm organizohet në kuadër të Qendrës së Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë, projekt që bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Suedia, zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Community Building Mitrovica (CBM).