Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë
Kosovski Resursni Centar za Civilno Društvo
Kosovo Resource Centre for Civil Society

logo logo

Mbahet moduli i dytë i Shkollës për Aktivizëm

 25-05-2023

 
“Integrimi gjinor”, është tema e modulit të dytë në kuadër të Shkollës për Aktivizëm që po ndiqet nga përfaqësues/e të rreth 20 organizatave të shoqërisë civile. Pjesëmarrësit/et e gjeneratës së tretë të kësaj shkolle, gjatë këtij moduli, u njoftuan mbi rëndësinë e posedimit të perspektivës gjinore gjatë gjithë veprimtarisë së organizatës.
Në fokus ishte informimi i pjesëmarrësve lidhur me konceptet më të rëndësishme të integrimit gjinor, mënyrat e aplikimit të integrimit gjinor në punën në organizatë si dhe ngritjen e kapaciteteve për të aplikuar këto koncepte në zhvillimin e dokumenteve të brendshme të organizatës dhe projekte.
Shkolla për Aktivizëm organizohet në kuadër të Qendrës së Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë, projekt që bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Suedia, zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Community Building Mitrovica (CBM).