Mbahet sesion informues në Lipjan mbi shërbimet e Qendrës së Burimeve
14-04-2022
Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë ka mbajtur sot info-sesion për pjesëtarë të shoqërisë civile dhe qytetarë të komunës së Lipjanit lidhur me shërbimet që ofron kjo qendër.
Gjatë bashkëbisedimit 25 pjesëmarrës patën rastin të informohen për asistencën që ofron Qendra në ngritjen e kapaciteteve të OShC-ve përmes Shkollës për aktivizëm, mentorimit, granteve për vullnetarizëm, shërbimeve ligjore, sesioneve informuese, digjitalizimit, rrjetëzimit e shumë çështje të tjera.
Sesionet informuese do të mbahen edhe në qytete të tjera të Kosovës.