Mbi 40 vullnetarë angazhohen në mbrojtje të mjedisit përmes Grantit për Vullnetarizëm
26-07-2022
Mbi 40 vullnetarë nga fshatrat e zonës së Hasit të Gjakovës janë angazhuar përmes Grantit për Vullnetarizëm në pastrimin e ambienteve në atë zonë me fokus tek shpellat e Kusarit.
Përveç pastrimit të rregullt dhe grumbullimit të mbeturinave, vullnetarët do të bëjnë edhe promovimin e përpunimit të mbetjeve organike përmes vendosjes së shportave për kompostim. Përmes këtij projekti që po zbatohet nga Shoqata e Pronareve te Pyjeve Private “Pashtriku”, është krijuar edhe grupi i ambientalistëve të rinj, i cili synon të zhvillojë një vetëdije të komunitetit që pastrimi i ambientit dhe selektimi i hedhurinave të marrë përmasat e aktivitetit tradicional në këtë zonë.
Nëse ke ide se si të angazhosh vullnetarë për kauza mjedisore apo çështje të tjera që nxisin aktivizmin qytetar apliko në thirrjen e radhës për Grantet për Vullnetarizëm: https://bit.ly/3NFAuMh
Afati i fundit për aplikim: 28 korrik 2022, në ora 15:00.
Ky projekt u zhvillua me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian dhe bashkë-financim nga Suedia dhe përkrahet përmes Qendrës së Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë që zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Community Building Mitrovica (CBM).