Mentorimi si proces që zhvillon dhe avancon organizatat e shoqërisë civile
23-09-2024
Mentorimi, është një shërbim shumë specifik që ofrohet për Organizata të Shoqërisë Civile (OShC) në kuadër të Qendrës së Burimeve për Shoqëri Civile të KCSF-së.
Dhjetëra organizata kanë përfituar gjatë viteve të fundit nga ekspertiza e mentorëve të ndryshëm që kanë bashkëpunuar me OJQ-të në Kosovë, duke i ndihmuar ato të bëjnë zhvillimin dhe avancimin e duhur organizativ e përmbajtjesor.
Qeverisja e brendshme, menaxhimi financiar, mobilizimi i komunitetit, vlerësimi i ndikimit, mbledhja e fondeve, avokimi me pjesëmarrje dhe integrimi gjinor janë disa prej fushave ku është ofruar më së shumti mbështetje përmes mentorimit.
Ju ftojmë të ndiqni videostorien e radhës së #KCSF për të parë vlerësimet e përfaqësuesve të OShC-ve lidhur me rëndësinë dhe ndryshimet pozitive që mentorimi ka sjellë për organizatat ku ata/ato punojnë: https://www.facebook.com/share/v/t4k4FCt5TGsVUhAT/