Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë
Kosovski Resursni Centar za Civilno Društvo
Kosovo Resource Centre for Civil Society

logo logo

Nis edicioni i dytë i Shkollës për Aktivizëm

 18-11-2022

 

Ka nisur edicioni i dytë i Shkollës për Aktivizëm. Mbi 20 Organizata të Shoqërisë Civile (OShC) janë pjesë e kësaj gjenerate. Përfaqësuesit/et e tyre përgjatë dy muajve do të ndjekin një program profesional prej pesë modulesh, të pasur me teori dhe aspekt praktik me qëllim të zhvillimit të shkathtësive për të rritur prezencën e tyre në komunitetin në të cilin operojnë dhe në proceset e politikëbërjes, duke ndjekur parimet e avokimit pjesëmarrës dhe transparencës.

Në modulin e parë që u përmbyll këtë javë, janë adresuar çështje të qeverisjes së brendshme dhe menaxhimit financiar për OShC-të duke u fokusuar në parimet e qeverisjes së mirë, strukturën organizative, format e menaxhimit financiar, buxhetimin, raportet financiare e shumë detaje të tjera që lidhen me funksionimin e brendshëm të OShC-ve.

Shkolla për Aktivizëm organizohet në kuadër të Qendrës së Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë, projekt që financohet nga Bashkimi Europian , bashkë-financohet nga Suedia dhe zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Community Building Mitrovica (CBM).