Organizatat e Shoqërisë Civile në Kosovë përfundojnë trajnimin mbi procedurat e prokurimit

11-03-2024
Organizatat e Shoqërisë Civile në Kosovë kanë përfunduar trajnimin njëditor lidhur me procedurat e prokurimit për OShC-të.
Qëllimi i këtij trajnimi është ofrimi i informatave praktike dhe aftësive të nevojshme për të menaxhuar në mënyrë efektive proceset e prokurimit brenda organizatave jofitimprurëse.
Trajneri Fidan Çerkini ka ofruar trajnim të specializuar në procedurat e prokurimit, duke adresuar çështjet më të rëndësishme të kësaj fushe.
Ndër të tjera trajnimi ka përfshirë kuptimin e sfidave dhe mundësive unike në prokurimet jofitimprurëse, aplikimin e praktikave më të mira për të rritur efikasitetin e prokurimit, si dhe kapacitetin e përmirësuar për të optimizuar proceset e prokurimit dhe shpërndarjen e burimeve.
Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë është projekt i cili bashkë-financohet nga Bashkimi Europian dhe Suedia dhe zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Community Building Mitrovica (CBM).