Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë
Kosovski Resursni Centar za Civilno Društvo
Kosovo Resource Centre for Civil Society

logo logo

Organizatat përfitojnë nga procesi i mentorimit për OShC

 27-04-2023

 

Deri tani 11 organizata kanë përfituar nga procesi i mentorimit, duke kontribuar kështu në mbylljen e boshllëqeve në nevojat e identifikuara nga OSHC-të.

Në kuadër të procesit të mentorimit është zhvilluar një shabllon mbi Konfliktin e Interesit, të cilin e kemi vënë në dispozicion për OSHC-të.

Në vazhdimësi janë duke u shqyrtuar kërkesat për shërbime mentorimi nga organizata të ndryshme të shoqërisë civile.

Më poshtë është dhënë një tabelë përmbledhëse mbi OSHC-të përfituese së bashku me temat e trajtuara në kuadër të procesit të mentorimit dhe rezultatet.

      Organizata        Fusha e mbështetjes        Rezultatet
Kosova Center for Distance Education        Menaxhimi financiar dhe raportimi Është krijuar dhe përshtatur modeli i pagesës/faturës dhe kushteve të përshtatura për pjesëmarrje
Komiteti Paralimpik i Kosoves       Qeverisja e brendshme e OShC-ve Statuti i organizatës i rishikuar dhe draftuar
Center for Education and Development of Environment (CEDE)      Zhvillimi i Brendshëm i Organizatave – Rregulloret e               Brendshme Operative (Kuvendi, Anëtarësia, Bordi),          Konflikti i Interesit Rregullorja e brendshme e organizatës e rishikuar dhe hartuar
 Zyra Erasmus+ në Kosovë              Qeverisja e brendshme e OShC-ve Këshillim ligjor është siguruar dhe statuti i organizatës i përditësuar
Initiative for Justice and Equality – INJECT         Ngritja e fondeve dhe vlerësimi i ndikimit të organizatës Në proces
In Time       Ngritja e fondeve dhe vlerësimi i ndikimit të organizatës Në proces
Follow Up    Zhvillimi i Brendshëm i Organizatave – Rregulloret e     Brendshme Operative (Kuvendi, Anëtarësia, Bordi), Konflikti i Interesit Shabllonet e ofruara duke përfshirë: kërkesat për pushim, kontrata pune, rregullorja e brendshme
EcoZ        Sistemet dhe proceset për procedurat e prokurimit të OSHC-ve Dokumentet e zhvilluara për: 1. Politikat në nivel dhe strukturën e pagës dhe kompensimit të punonjësve

2. Kontrata e punës për kohë të veçantë

3. Kontrata e punës për punë dhe detyra specifike

SEED         Ngritja e fondeve dhe vlerësimi i ndikimit të organizatës
Pashtriku         Menaxhimi financiar dhe raportimi Janë zhvilluar modele të dokumenteve raportuese dhe procedurave të prokurimit
Artpolis       Zhvillimi i Brendshëm i Organizatave – Rregulloret e Brendshme Operative (Kuvendi, Anëtarësia, Bordi), Konflikti i Interesit Rishikimi dhe përditësimi i Politikës së Anëtarësimit

 

Procesi i Mentorimit dhe Këshillimit i ofrohet OSHC-ve që marrin pjesë në Shkollën e Aktivizmit për t’i udhëhequr ato drejt zbatimit efektiv të njohurive dhe aftësive në organizatat e tyre që shkon përtej pjesëmarrjes në trajnim, të cilat duhet të jenë specifike, konkrete dhe në afate kohore.

Poashtu, të drejtë aplikimi për këtë proces kanë të gjitha OShC-të në Kosovë të cilat kanë identifikuar nevojën për mentorim dhe/ose këshillim në ndonjë fushë të caktuar.

Informacionet më të detajuara rreth fushave të mentorimit dhe rreth mënyrës së aplikimit mund t’i gjeni duke klikuar këtu.