Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë
Kosovski Resursni Centar za Civilno Društvo
Kosovo Resource Centre for Civil Society

logo logo

Përfundon edicioni i dytë i Shkollës për Aktivizëm

 19-01-2023

 

Pjesëmarrësit/et e gjeneratës së dytë të Shkollës për Aktivizëm përmbyllën mësimet e modulit të pestë, i cili është edhe moduli i fundit në kuadër të programit të Shkollës. Përgjatë tri ditëve morën informata dhe diskutuan mbi teknikat e mobilizimit të komunitetit.

Qëllimi i këtij moduli ishte shtjellimi i metodave se si të fuqizohen qytetarët për t’i trajtuar nevojat e tyre dhe të komunitetit ku jetojnë dhe veprojnë duke u ndalur në shpjegime konkrete lidhur me mobilizimin e komunitetit, rrjetëzimin dhe krijimin e koalicionit, teknikat e zhvillimit të dialogut si dhe rëndësinë e planeve të komunikimit dhe marrëdhëniet me publikun.

Pjesë e gjeneratës së dytë të Shkollës për Aktivizëm ishin përfaqësues/e nga mbi 20 organizata të shoqërisë civile të cilët/at përmes një programi dinamik të shtrirë në pesë module, përfituan njohuri dhe shkathtësi shtesë që do t’ju ndihmojnë në angazhimet e tyre të përditshme për të rritur prezencën e tyre në komunitetin në të cilin operojnë dhe në proceset e politikëbërjes, duke ndjekur parimet e avokimit pjesëmarrës dhe transparencës.

Organizatat pjesëmarrëse në këtë trajnim, do të përfitojnë edhe mentorim falas bazuar në nevojat dhe specifikat e tyre.

Ndryshe, thirrja e radhës për gjeneratën e tretë të Shkollës për Aktivizëm do të hapet së shpejti.

Shkolla për Aktivizëm organizohet në kuadër të Qendrës së Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë, projekt që financohet nga Bashkimi Europian, bashkë-financohet nga Suedia dhe zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Community Building Mitrovica (CBM).