Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë
Kosovski Resursni Centar za Civilno Društvo
Kosovo Resource Centre for Civil Society

logo logo

Pjesëmarrësit e Shkollës për aktivizëm do të përfitojnë ekspertizë përmes procesit të mentorimit

 29-09-2022

 

Përfaqësuesit/et e organizatave që përfunduan suksesshëm Shkollën për Aktivizëm, sot u njoftuan nga afër me mundësinë e përfitimit të ekspertizës në fusha të ndryshme nga procesi i Mentorimit që ofrohet falas për pjesëmarrësit/et e Shkollës.Gjatë një takimi kordinues, patën rastin të shkëmbejnë ide dhe të paraqesin nevojat momentale që kanë organizatat e tyre e të cilat do të mund të mbështeteshin përmes mentorimit.

Njëkohësisht ata/ato pranuan certifikatat finale të pjesëmarrjes në gjeneratën e parë të Shkollës për Aktivizëm.

Detajet rreth fushave që mbështeten përmes mentorimit i gjeni këtu: https://bit.ly/3Bzoo3d

Ndërkaq për tu bërë pjesë e gjeneratës së dytë të kësaj shkolle, mund të aplikoni deri më 16 tetor 2022 https://bit.ly/3BLJZHe

Shkolla për Aktivizëm organizohet në kuadër të Qendrës së Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë, projekt që financohet nga Bashkimi Europian (BE)- European Union in Kosovo, bashkë-financohet nga Suedia- Embassy of Sweden in Pristina dhe zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Community Building Mitrovica (CBM).