Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë
Kosovski Resursni Centar za Civilno Društvo
Kosovo Resource Centre for Civil Society

logo logo

Publikohet Kalendari për Konsultimet ndërmjet Bashkimit Europian dhe Organizatave të Shoqërisë Civile në Kosovë për vitin 2022

 18-01-2022

 

Zyra e BE-së në Kosovë ka publikuar kalendarin e takimeve duke përfshirë Nën-komitetet e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Programet IPA, Programin e Reformës Ekonomike dhe Raportet Vjetore që do të mbahen ndërmjet BE-së dhe OShC-ve në Kosovë.

Duke qenë se shoqëria civile mbetet një partner kyç për të zhvilluar dhe zbatuar politikat e BE-së, si dhe për të monitoruar dhe rishikuar progresin, BE-ja përpiqet të sigurojë që shoqëria civile mund të ofrojë të dhëna, të ndajë pikëpamjet dhe të marrë pjesë në hartimin e politikave të BE-së në mënyrë të pavarur, thelbësore dhe transparente në të gjitha fushat relevante të procesit integrimit të Kosovës në BE.

Nëse jeni organizatë/përfaqësues i shoqërisë civile që dëshironi të kontribuoni në punën e Zyrës së BE-së, ju ftojmë të shikoni kalendarin e vitit 2022 për konsultime. Kontributi juaj do të jetë i një rëndësie të madhe, qoftë në kontekstin e Takimeve të Nën-komiteteve të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), Programet IPA, Programin e Reformës Ekonomike (ERP), apo Raportin Vjetor.

Ju lutemi, kontaktoni  Qendrën e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë për të shprehur interesimin për t’iu bashkuar ndonjërit prej takimeve që ju e shihni të rëndësishme përmes emailit të mëposhtëm:

rc-kosovo@kcsfoundation.org

Ju lutemi, vini re se datat janë indikative dhe mund të jenë subjekt i ndryshimeve. Koha e saktë, vendndodhja dhe agjenda do t’u komunikohet në një fazë të mëvonshme palëve të interesuara.

 

Regjistrohuni për tu bërë pjesë e grupeve sektoriale  këtu.