Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë
Kosovski Resursni Centar za Civilno Društvo
Kosovo Resource Centre for Civil Society

logo logo

Qendra e Burimeve zhvillon diskutim mbi rëndësinë e avokimit në ngjarjen e hapur të BE-së

 17-06-2022

 

Dita e dytë e ngjarjes “BE për shoqërinë civile dhe mediat: angazhimi qytetar”, mblodhi përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetarë në një diskutim të hapur mbi çështje të avokimit, që u mbajt nga Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë.

Përfshirja e qytetarëve e posaçërisht e të rinjve në çështje të avokimit, mënyrat e mobilizimit të komunitetit në kauza për të mirën publike si dhe sfidat që shoqërojnë këtë proces ishin çështjet që u shtjelluan gjatë bashkëbisedimit. Shkëmbimi i përvojave në këtë kontekst, vuri në pah nevojën për përfshirje më të madhe të të rinjve në vullnetarizëm dhe çështje avokuese.

Sheshi “Zahir Pajaziti” ishte i mbushur me aktivitete, të cilat u mundësuan qytetarëve të informoheni nga afër me punën e OShC-ve dhe mediave.
Grantistët në kuadër të granteve për vullnetarizëm të EURC-së si dhe pjesmarrësit e Shkollës për Aktivizëm gjithashtu patën rastin të promovojnë punën e tyre dhe të bashkëbisedojnë më qytetarët.